Flash News

KRYESORE

Basha thirrje urgjente: Të mblidhet Kuvendi, në çdo minutë vonesë Tahiri shkatërron provat

Basha thirrje urgjente: Të mblidhet Kuvendi, në çdo minutë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë urgjente nga selia blu, i bën thirrje kuvendit të veprojë menjëherë. Sipas Bashës, çdo minutë vonesë do të shërbejë për shkatërrimin e provave nga Tahiri.

“I bëj thirrje Kuvendit të veprojë menjëherë, i bëj thirrje të mbedhë komisionin e mandateve dhe seancën plenare të veprojë pa vonesë. Sot është koha që çdo qytetar i ndershëm të veprojë në përputhje me ligjin dhe kushtetutën. Arretimi i Saimir Tahirit është vetëm hapi i parë. Që prej këtij momenti qeverisja e Edi Ramës ka mbaruar, de fakto. Edi Rama është i vdekur politikisht. PS është në buzë të greminës nëse nuk shkëputet nga Edi Rama. Thirrja ime është mbedhja e seancës plenare. Thirrja ime është për largimin e Edi Ramës nga posti. Koha nuk pret, çdo minutë vonesë do të shërbejë për shkatërrimin e provave nga Tahiri”, u shpreh ndër të tjera Basha.

Prokuroria ka kërkuar pak më parë nga Kuvendi autorizim për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit. Prokuroria kërkon nga Komisioni i Mandateve të Kuvendit dhënien e autorizimit për arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal të banesës për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Të fundit