Flash News

KRYESORE

Basha i thotë ‘jo’ kërkesës së Patozit: Nuk do ketë fraksione në PD; analizë për ringritjen

Basha i thotë ‘jo’ kërkesës së Patozit: Nuk do

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur për mediat pas pesë orësh mbledhje të Kryesisë, ku nuk munguan as debatet me tone të larta.

Basha njoftoi vendimin unanim të marrë në mbledhje për të nisur një proces konsultimi me çdo anëtar të Partisë Demokratike, me qëllim ringritjen dhe përballjen me qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

“U mor vendim unanim për reformin, bashkimin dhe përballje me Edi Ramën. Procesi do të nisë menjëherë dhe do t’i hap rrugë vendimeve të tjera që do të merren nga anëtarësia, duke përfshirë vendimet e Këshillit Kombëtar”, theksoi Basha.

Sa i përket kërkesës së ish-nënkryetarit të partisë, Astrit Patozi për të lejuar fraksionet në PD, Basha theksoi se sa të jetë ai kryetar diçka e tillë nuk do të ndodhë. Megjithatë, kreu i demokratëve tha se në parti ka hapësira për të gjithë ata që duan të kontribuojnë.

“Për sa kohë do të jem unë kryetar i PD nuk do të ketë fraksione, por do të ketë hapësira për këdo që do të kontribuojë në PD, që është qëllim kombëtar. Bashkimi demokratëve është bërë gjithnjë rreth atyre që demokratët nuk i kanë braktisur asnjëherë, rreth vlerave. Virtyti i një mendimi unanim është sepse janë rrahur të gjitha mendimet. PD nuk ka kundërshtarë brenda partisë, ka vetëm një kundërshtar dhe ky kundërshtar nuk është thjesht një preson, por ajo që përfaqëson ky person, aleancën e krimit. Ne jemi aleanca e vlerave”, tha Basha para gazetarëve.

Të fundit