Flash News

KRYESORE

Basha thotë se 18 qershori ka rënë politikisht, moralisht dhe ligjërisht. Ja argumentet

Basha thotë se 18 qershori ka rënë politikisht, moralisht dhe

Kryetari i opozitës ka folur sot në Çadrën e Lirisë për rënien politike, morale dhe ligjore të 18 qershorit si datë e zgjedhjeve. Sipas Bashës, data është tashmë 'një fasadë e shëmtuar elektorale e diktuar nga krimi dhe droga'.

Basha e arsyeton këtë 'rënie' me faktin se Rama dhe Meta nuk arritën ta regjistrojnë koalicionin e tyre. Ky është një fakt dhe ata do të jenë të detyruar të garojnë më vete, nëse nuk ka një ndryshim të datës së zgjedhjeve dhe një marrëveshje politike që 'fut në lojë' rregulla të tjera.

Si rënie morale, Basha ka përmendur atë që ka përsëritur shpesh, dhe mbi të cilën ka bazuar betejën politike, "një grusht njerëzish me në krye Edi Ramën, ata janë rroshët dhe bushët, oligarkë dhe politikanë të korruptuar, të cilët i vodhën shqiptarëve nga buxheti 2.8 miliardë euro".

Rënia politike, në fakt pritet të shihet të të dielën. Nëse opozita arrin që në Kavajë të tregojë numra, fuqi, vendosmëri dhe taktikë, të gjitha bashkë do të jenë strategjia që do i thonë Ramës se marrëveshja politike është e vetmja rrugëdalje.

Të fundit