Flash News

E-TJERA

Basha me tone të forta: Nuk ka tërheqje. Nuk mund të ketë tërheqje nga Shqipëria europiane

Basha me tone të forta: Nuk ka tërheqje. Nuk mund të ketë

Lideri i opozitës i është rikthyer toneve të forta në takimin e sotëm në Sheshin e Lirisë. Ai ka siguruar se nuk ka tërheqje nga kushti i zgjedhjeve të lira e të ndershme, nëpërmjet një qeverie sepse nuk ka tërheqje nga Shqipëria europiane. Tërheqje, ka shtuar Basha, do të thotë rënie e zgjedhjeve, do të thotë rënie e Shqipërisë së lirë para krimit, do të thotë Shqipëria republikë e drogës. Sipas kreut të opozitës, do të ketë luftë të vendosur deri në Republikën e re, pa Edi Ramën kryeministër. Kthimi i Bashës nga Uashingtoni pa foto, pa deklarata dhe pa emra të përveçëm, hodhi një vel skepticizmi dhe i dha frymë qarqeve antiopozitare, të cilat e konsideruan të pasuksesshme vizitën e kryeopozitarit në Amerikë. Në takimin me grupin parlamentar të opozitës, Basha theksoi se kjo ishte vizita e tij më e mirë në Amerikë dhe së shpejti do të vijë mbështetja konkrete. Pak orë më vonë ai garantoi mbështetësit se nuk ka kthim pas.

Të fundit