Flash News

KRYESORE

Basha tregon arsyen: Pse Maqedonisë i hapen negociatat pa kushte dhe Shqipërisë jo!

Basha tregon arsyen: Pse Maqedonisë i hapen negociatat pa kushte dhe

Në fjalën e mbajtur sot në Kuvend, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se për Maqedoninë, Bundestangu gjerman ka rekomanduar hapja e negociatave pa kushte ndërsa Shqipërisë i vendosen kushte të rënda.

Basha tha se arsyeja është kryeministri Edi Rama.

“Pse Bundestagu rekomandon hapjen pa kushte te negociatave për Maqedoninë dhe jo për Shqipërinë? Cili është ndryshimi që Maqedonisë i rekomandohet hapja e negociatave pa kushte nga Bundestag-u dhe Shqipërisë i vendosen kushte të rënda të parecedenta për asnjë vend tjetër të Ballkanit?

Cila është arsyeja???

Arsyeja është një dhe vetëm një: Edi Rama.

Një kryeministër i lidhur me krimin dhe i zhytur ne krim, që kryeson sot një qeveri rekord të korrupsionit.

Një qeveri e cila ia ka dalë në vetëm tre vite e gjysmë ta kthejë Shqipërinë në prodhuesin më të madh të emigracionit për frymë në planet.

Më shumë emigrantë largohen nga Shqipëria si përqindje e popullsisë se nga çdo vend tjetër i botës duke përfshirë Sirinë, Afganistanin dhe vendet e tjera të luftës civile e të mynxyrave të tjera që s’mund t’i rrokë mendja njerëzore”, tha Basha.

Kreu i demorkatëve, duke akuzuar kreun e qeverisë tha se “ky ka kryer një krim të pafalshëm , jo thjesht ka destabilizuar shkatërruar ekonominë, jo thjesht dhe vetëm ka mbyllur ditë për ditë qepenat e bizneseve që nuk përballojnë dot taksat, tarifat më të larta në Europë, për popullin më të varfër të Europës.

Jo thjesht dhe vetëm e ka shndërruar Shqipërinë në Kolumbinë e Mesdheut, në Kolumbinë e Europës”.

Të fundit