Flash News

KRYESORE

Basha tregon bisedën me ambasadorin: Ndërkombëtarët kanë ndryshuar qëndrim për Ramën

Basha tregon bisedën me ambasadorin: Ndërkombëtarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka treguar se ndërkombëtarët kanë ndryshuar qëndrim sa i takon kryeministrit Rama.

Në emisionin ‘Opinion’, Basha ka treguar bisedën me një ambasador për të cilin tha se qëndrimi i të cilit, për kryeministrin, është diametrisht i kundërt nga një vit më parë.

“Unë ditë për ditë kam takime me njerëz dhe sot kam pasur një diplomat dhe ambasador shumë të nderuar në zyrën time qëndrimi i të cilit është diametrisht të kundërt nga një vit më parë. Kjo jo për shkak të dashurisë ndaj meje por sepse me tha se numri i shqiptarëve refugjatë në vendin e tij është trefishuar në 12 muaj. Dhe kështu funksionon politika sot për fat të keq, nuk është idealizëm. Ka edhe njerëz me ideal.

Shohin interesat e vendit të tyre dhe sot thonë se ka ardhur koha për një bilanc dhe me një ndjenjë faji pranon se propaganda e tij e fuqishme, sjellja e tij prej artisti, mund të na ketë zënë sytë dhe shohin sot se kanë më shumë krim nga Shqipëria, shohin që ata njerëz kriminelë nga Shqipëria në vendet tona i gjejmë këtu biznesmenë madje i gjejmë edhe në parlament apo kryetar bashkie”, u shpreh Basha.

Të fundit