Flash News

KRYESORE

Basha tregon faktet: Pse ‘Unaza e Madhe’ është vjedhje e negociuar direkt nga Rama

Basha tregon faktet: Pse ‘Unaza e Madhe’ është vjedhje e

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë të ditur argumentet pse projekti i Unazës së Madhe, sipas tij, është një vjedhje e hapur.

“Ka dy javë që Edi Rama dhe lukunia e tij barbare me propagandë po i ushqen opinionit publik mashtrime se me shpresën do të triumfojnë anti-ligji dhe do të shkatërrojë banesat”, u shpreh Basha.

Kreu i demokratëve tha se kemi të bëjmë me një vjedhje të negociuar drejtpërdrejtë nga kryeministri Ramam duke renditur edhe faktet.

“2 mijë euro për 1 cm të kësaj rruge, ky është çmimi me të cilin Rama po vjedh paratë e taksapaguesve. Si po e bën? E githë skema e tenderimit është korruptive.

Gjoja ka hapur tender. Janë futur tre kompania, operator i katër është e vetmja kompani Vëllezërit Hysi, e cila nuk jep çmimin. Pra mbetet oferta më e lartë”, u shpreh Basha.

Kreu i demokratëve shtoi më tej se “i gjithë procesi ka ndodhur pa u miratuar leja e ndërtimit. Leja është miratuar me vonesë, është bërë gjithçka me nxitim të madh”.

Basha tha se banorët e ‘Astirit’ nuk e kanë zaptuar tokën ku ka ndërtuar banesat por e kanë blerë atë dhe gjatë 28 vite kanë paguar taksat dhe shteti nga ana e tij i ka trajtuar si subjekte juridike.

“Secili prej tyre e ka blerë pronën, secili prej tyre paguan faturën e ujit, energjisë, janë përfitues të ligjit të legalizimit. Asnjë prej tyre nuk është zaptues, kanë blerë tokën, janë trajtuar si subjekte juridike nga shteti”, theksoi Basha, duke i bërë thirrje qytetarëve që ditën e sotme t’i bashkohen protestës që do të mbahet në orën 17:00 në zonën e ‘Astirit’.

 

Të fundit