Flash News

KRYESORE

Basha tregon koston e planit të rimëkëmbjes: 312 milionë euro për të dalë nga kriza e pandemisë

Basha tregon koston e planit të rimëkëmbjes: 312 milionë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë prezantimit të planit të rimëkëmbjes, është shprehur se paketa e masave për 6 muajt në vijim e propozuar nga PD është e një kostoje 52 milonë euro në muaj.

“Megjithse nuk nuk na çon në vendet me paketën më ambicioze në rajon, do të ndihmojë në përballjen me COVID dhe pasojat e tij ekonomike”, theksoi Basha.

“Edhe po të mos ishte gjendja e pandemisë, situata e shëndetësisë dhe suitata në ekonomi kërkon masa emergjente, sot më shumë se kurrë, sot më shumë se 3 muaj më parë, se 4 muaj më parë. Ju e mbani mend fare mirë paketën e propozuar atëherë. Kosto e saj shkonte  90 milionë euro, ndërsa masat që ne propozojmë për 6 muajt e ardhshëm përllogariten në 52 milonë euro në muaj. Pra, efekti total është afro 312 milionë euro për 6 muajt e ardhshëm, duke nisur nga tetori. Kjo përbën 2.45 të prodhimit të brendshëm të Shqipërisë dhe e vendos Shqipërinë në mesataren e shpenzimeve të rajonit, për t’u përballur drejtpërdrejt me pasojat e ÇOVID tek shëndeti dhe pasojat ekonomike. Nuk nuk na çon në vendet me paketën më ambicioze në rajon, flas për Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjën, jo për vendet e tjera, por na nxjerr nga niveli afrikan i shpenzimeve në raport me prodhimin e brendshëm bruto, 0.86%. Kaq janë shpenzimet e qeverisë sipas FMN për t’u përballur me COVID dhe pasojat ekonomike të tij”, u shpreh Basha.

Të fundit