Flash News

KRYESORE

Basha tregon për kurthin e Ramës: Por ne e kthyem në një mundësi të artë

Basha tregon për kurthin e Ramës: Por ne e kthyem në një

Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se ndaj opozitës u përgatit një kurth nga Edi Rama për të dëmtuar imazhin në sytë e ndërkombëtarëve.

Por ai shtoi se opozita e ktheu këtë në një mundësi të artë për tu treguar të gjithëve vullnetin dhe vizionin për të nxjerrë vendin nga kriza dhe për tu dhënë mundësi shqiptarëve që të krijojnë një shtet të drejtë ku të sundojë demokracia.

Basha tha se 5 pikat e propozuara për reformën zgjedhore janë reagimi i menjëhershëm i opozitës pas qënrimit të qartë të Bundestagut.

“Propozimi për reformën zgjedhore erdhi si reagim i një kurthi që iu përgatit opozitës. Kur po bëheshin gati kushtet e Bundestagut, që kërkon reformë ku të përfshihen të gjitha partitë politike, në momentin që u zyrtarizua, do t’i takonte qeverisë që të bënte një propozim e të mos mjaftohej me batuta që shkrijnë gazin servilet e Edi Ramës.

Në vend të kësaj erdhën batuta dhe fletërrufera në Facebook. Erdhi propozimi i tavolinës së rrumbullakët. Rama e kishte përgatitur që ne të thoshim jo. Ne vendosëm ta përdornim këtë mundësi, që t’u tregonim aleatëve tanë, se ne jo vetëm kemi vullnetin, por edhe vizionin dhe planin për të realizuar çfarë kërkohet. Ky ishte kurthi i Edi Ramës që të tregonte se opozita nuk e do reformën. Ne si opozitë e kthyem këtë kurth të Ramës në një mundësi të artë që të tregonim se kemi vizionin dhe gatishmërinë, për të bërë atë që Rama nuk e do, një reformë të vërtetë zgjedhore.”, tha Basha në Syri TV.

Të fundit