Flash News

Ditari i Opozitës

Basha tregon rrugët: Ose na zgjidhni ne e të bëjmë përpara, ose me PS pas

Basha tregon rrugët: Ose na zgjidhni ne e të bëjmë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi në ceremoninë e 10 vjetorit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, se vendi ndodhet në mes dy rrugëve, zhvillimit apo të ecë pas si tani me qeverinë aktuale.

“Sot kombi ynë ndodhet në udhëkryq. Ndërkohë që duam të afrohemi më shumë drejt miqve dhe partnerëve tanë në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, ne na pret një punë kolosale, me reforma dhe ndryshime të mëdha përpara.

Shqipëria është në krizë, dhe potenciali ynë i madh fatkeqësisht nuk po realizohet. Ndaj dhe koha kur jemi mbledhur për të përkujtuar 10 vjetorin e AADF është domethënëse.

Në këtë udhëkryq ku ndodhemi sot, ne na duhet të zgjedhim cilën rrugë do të marrim. Do të zgjedhim rrugën e lirisë, transparencës, llogaridhënies dhe zhvillimit? Apo do vazhdojmë të ngecim në rrugën e tanishme, me marshin në indietro.”, tha BAsha që kërkoi që të punohet ngushtësisht me shqiptarët, me miqtë e partnerët tanë euro-atlantikë, por të vëmë në jetë reforma dhe ndryshime të mëdha.

Ai shtoi se nuk mund të lejohet më që korrupsioni t’i zërë frymën qytetarëve tanë. “Nuk mund të lejojmë më qeverisjen e mbyllur, inefiçente dhe inefektive të bëhet pengesë për jetën e përditshme dhe të ardhmen e shqiptarëve.”

Të fundit