Flash News

KRYESORE

Basha tregon se a do bëjë koalicion me Ramën dhe ç'do bëjë PD nëse hiqen koalicionet parazgjedhore

Basha tregon se a do bëjë koalicion me Ramën dhe ç'do

Lideri i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se PD do të hyjë në zgjedhje së bashku me partitë e tjera opoziatere dhe nëse hiqen koalicionet zgjedhore, Partia Demokratike do të vendosë mekanizmin që maksimalizon votat e opozitës.

Nëse vendoset rregulli që parti e parë formon Qeverinë, a do bënte koalicion me Edi Ramë? Basha tha në "Opinion" se nuk ka për të ndodhur, pasi qeveria e re do të vendosë drejtësi dhe do të ringrejë ekonominë që është degraduar nga qeveria aktuale.

Pjesë nga biseda:

A do të hyni në koalicion me partitë e tjera?:

Basha: PD do të hyjë në koalicion me të gjitha partitë opozitare. Çfarë do që të bëjë ky nuk e shmang dot të pashmangshmen.

Po nëse Rama vendos zgjedhje pa koalicione çfarë do bëni?

Basha: Ne do të vendosim mekanizmin që maksimalizon votat e opozitës. Edi Rama me këtë që bën nuk bën gjë tjetër veçse u tregon shqiptarëve se është i humbur.

Po nëse miratohet formula ku partia e parë ka të drejtë të formojë qeverinë, a do të bënit ju koalicion me Ramën?

Basha: Rama e sheh pushtetin si qëllim në vetvete, e cila ka shkatërruar ekonominë por edhe shëndetin, pasi edhe pandemia pritet të përkeqësohet. Pushteti mbi gjithçka ka shkatërruar Shqipërinë. Përqasja ime është një mjet për të realizur atë për të cilën ju kam marrë votën qytetarëve. Përqasja ime nuk është për kolaicion me Edi Ramën, pasi për mua Rama dhe ministrat duhen ndëshkuar.

Të fundit