Flash News

KRYESORE

Basha tregon shifrat: Me taksën e re të ndërtesës bizneset po paguajnë 2-4 herë më shtrenjtë

Basha tregon shifrat: Me taksën e re të ndërtesës bizneset

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se me taksën e re të ndërtesës bizneset po paguajnë 2 deri në 4 herë më shtrenjtë.

Basha e demonstron këtë përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook, teksa thekson se kush dëgjon Edi Ramën të flasë për taksa më të ulëta, e di se ai gënjen paturpësisht.

Kreu i opozitës shprehet se e vetmja zgjidhje për shpëtimin e çdokujt që refuzon të grabitet nga qeveria dhe bashkia është bashkimi me PD dhe alternativën për taksat më të ulëta në rajon.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës

Kush dëgjon Edi Ramën të flasë për taksa më të ulëta, e di se ai gënjen paturpësisht!

97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa.

Me taksën e re të ndërtesës bizneset po paguajnë 2-4 herë më shtrenjtë.

E vetmja zgjidhje për shpëtimin e çdokujt që refuzon të grabitet nga qeveria dhe bashkia është bashkimi me PD dhe alternativën tonë për taksat më të ulëta në rajon.

 

Të fundit