Flash News

KRYESORE

Basha u bën thirrje shqiptarëve: Asnjë hap pas, parlamenti i paligjshëm!

Basha u bën thirrje shqiptarëve: Asnjë hap pas, parlamenti i

Ndërsa protesta e opozitës do edhe dy orë të nisë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin në shesh në orën 149:00 për të shpëtuar vendin nga gjendja e vështirë. Ftesa e tij u bë në Facebook, ku ai postoi një video me arsyet se përse shqiptarët duhet të bashkohen sot me opozitën.

Kryeministri Edi Rama tha më herët në konferencë për shtyp se mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhjet e 30 qershorit nuk i bën ato antidemokratike, lideri i opozitës i përgjigjet se nuk do të bëhet asnjë hap pas

Statusi

Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja! Sonte në ora 19:00 të gjithë në shesh! #2qershor #ShqipëriaSiEuropa

“Pushteti i krimit ka rënë!Parlamenti është i paligjshëm!

Fëmijët e shqiptarëve janë pa buke!

Shtëpitë po prishen për korrupsion.

Drejtësia eshtë e kapur!

Binznesi po rrënohet!

Dhuna godet kudo!

Thika e pushtetit ka prekur palcën!

Nuk durohet më!

Vetëm vota e lirë do të sjellë një qeveri që punon për njerëzit! Për mirëqenie! Për punësim! Për zhvillim! Vetëm standardet dhe demokracia, do të hapin rrugën tonë drejt Europës!”- thuhet në mesazhin e liderit të opozitës Lulzim Basha.

Të fundit