All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Basha u drejtohet ndërkombëtarëve: Vjedhja po ndodh në sytë tuaj, heshtja ju bën bashkëfajtor dhe të pabesueshëm

Basha u drejtohet ndërkombëtarëve: Vjedhja po ndodh në
All - Paragraf - 1

Për atë se çfarë po ndodh me banorët e zonës së ‘Astirit’, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ju drejtua edhe organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri.

All - Paragraf - 3

Kreu i demokratëve dënoi heshtjen e tyre deri në këto momente teksa tha se vjedhja po ndodh apra syve të tyre. Heshtja ju bën bashkëfajtor dhe të pabesueshëm para shqiptarëve, e mbylli Basha thirrjen e tij drejtuar organizatave ndërkombëtare që veprojnë në vendin tonë.

“Kam një pyetje për Organizatat ndërkombëtare që financohen me paratë e taksapaguesve të Europës dhe gjithë botës të cilët lejojnë vjedhjen e hapur duke shkelur çdo standard të mirëqeverisjes dhe shtetit ligjor.

Ku jeni? Për çfarë pune paguheni? Për çfarë jeni këtu? Për të bërë pasarela? Për të ngrënë e për të pirë në restorante të shtrenjta, për të na treguar sa e mirë është cilësia e verës shqiptare?

Ja ku e keni mirëqeverisjen, sundimin  ligjit. Ja ku e keni reformën në drejtësi. Një kryeministër harbut dhe hajdut që shkel Kushtetutën, shkel ligjin dhe sot po rreh fëmijë dhe gra për të vjedhur. Vjedhja është e hapur, është në sytë tuaj, cenon çdo standard kombëtar të prokurimeve ndërkombëtare. Pse heshtni? Heshtja ju bën bashkëfajtor, heshtja ju bën të pabesueshëm para shqiptarëve”, u shpreh Lulzim Basha.

Të fundit