Flash News

KRYESORE

Basha u drejtohet zyrtarëve të huaj: Mos flisni me patate në gojë, por thuajeni qartë

Basha u drejtohet zyrtarëve të huaj: Mos flisni me patate në

Kryetari i PD-së Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në konferencën ballkanike me temë “30 vjet pas. Çfarë e mban Ballkanin jashtë BE?”,  teksa foli për situatën e krimit në shqipëri, pa përmendur emra konkret u shpreh se askush nuk u beson më fjalëve të zyrtarëve të caktuar të Bashkimit Europian që vazhdojnë të përkrahin Kryeministrin dhe reformat e qeverisë përmes shprehjeve të përsëritura.

“Nuk mund të vazhdojmë më kështu. Kusht kryesor është ndarja e Shqipërisë nga krimi. Askush nuk ka nevojë në këtë vend dhe askush nuk i merr seriozisht ata që janë bashkëpërgjegjës në këtë situatë, ata që kanë lejuar Edi Ramën të përqëndrojnë në një dorë gjithë pushtetet. Askush nuk i ha më frazat për thellim dhe intensifikim të reformave, sepse institucionet i ka kapur krimi. T’i bëjmë thirrje atyre që flasin në emër të Europës, mos na gënjejnë më. Mos të flasin me patetate në gojë, por ta thonë qartë. Europa nuk i toleron politikanët e lidhur me krimin. E kanë thënë qartë drejtues të lartë të politikës gjermane, është koha ta thonë të gjithë”, deklaroi kryetari i Partisë Demokratike.

Më tej kryedemokrati theksoi rolin e rëndësishëm të grave, të cilin e konsideroi kyç për  për dalhen nga kjo gjendje me politikanë të korruptuar.

Të fundit