Flash News

KRYESORE

Basha u lë derën hapur LSI dhe PDIU, njofton dorëheqjen e ministrave teknikë nga qeveria

Basha u lë derën hapur LSI dhe PDIU, njofton dorëheqjen e

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur përpara gazetarëve pas përfundimit të mbledhjes me grupin e ri parlamentar. Basha u ka lënë derën e hapur LSI-së dhe PDIU-së për të bashkëpunuar si opozitë dhe jo pazar-opozitë.

“Mirëpresim këdo që është gati të bëjë opozitë, por jo pazar-opozitë. Opozita është e plotë dhe jo me kohë të pjeshshme dhe e ndarë nga pushteti. Opozitën dhe alternativën, PD i ka sot misionin saj kryesor. Opozita jonë do të jetë institucionale dhe qytetare, e cila do të shtrihet në çdo hapësirë për të luftuar për të drejtat e qytetarëve”, është shprehur Basha.

Sa i përket ministrave teknikë në qeveri, Basha theksoi se “ata do të dorëhiqen sapo të përfundojnë raportin për zgjedhjet e 25 qershorit”.

Paralajmërimi i Bashës në grupin e ri parlamentar: Do bëjmë opozitë frontale; asgjë nuk na lidh me Ramën

Të fundit