Flash News

KRYESORE

Basha u përgjigjet Topallit dhe Imamit për listat nga Lezha: Ishte vendim i vështirë, por i drejtë

Basha u përgjigjet Topallit dhe Imamit për listat nga Lezha: Ishte

Nga Lezha Kryetari i PD­së, Lulzim Basha u është përgjigjur kritikëve të PD­së, Topallit dhe Imamit që kërkuan mbledhjen e formumeve të PD­së për ta shkarkuar atë. Basha tha para qytetarëve në Lezhë se vendimi për listat e reja ishte i vështirë, por erdhi në kohën e duhur dhe ishte i drejtë.

“Duhet ndryshim. Ndryshimi i Shqipërisë vjen vetëm duke ndryshuar veten tonë. Ju pyeta juve dhe ju më thatë po. Ndaj edhe unë e ndryshova ekipin tonë. Ky ishte vendim i vështirë, por i drejtë dhe i marrë në kohnën e duhur. Fitorja e vitit 2017 kërkon ekipin e vitit 2017”, tha Basha.

Të fundit