Flash News

KRYESORE

Basha u tregon sipërmarrësve ‘dritën jeshile’, i paralajmëron nga Rama: Me TVSH-në ka qëllime korruptive

Basha u tregon sipërmarrësve ‘dritën jeshile’, i

Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi sot, një ditë para protestës në kuadër të aksionit të mosbindjes civile, një takim me sipërmarrës të biznesit të vogël dhe atij të mesëm.

Në një tryezë të përbashkët ata treguan se cilat janë arsyet që biznesi është në gjendje kritike, ndërsa përfshirja e skemës së TVSH do ta përkeqësonte edhe më shumë situatën e tyre.

Basha deklaroi se arsyet pse biznesi është përfshirë në një skemë të tillë nga kryeministri janë korruptive.

“Koncesionin e TVSH kërkon që t’ja japë vëllait të tijl, Olsi Ramës, xhiron e biznesit të vogël ta drejtojnë te 4-5 oligarkë që drejtojnë tregun. Ndaj kundërshtojmë me forcë, duhet veprim dhe jo më vetëm fjalë”, u shpreh Basha.

Basha u tregoi sipërmarrësve edhe rrugën që duhet të zgjedhin për të dalë nga kjo gjendje, që sipas tij po i çon drejt falimentit.

“Platforma jonë është rritja e nivelit ë të ardhurave të biznesit të vogël me 120 mln lekë të vjetra në vit, do paguajë 0.5 % të xhiros ditore, s’do ketë humbje për arkën e shtetit. Do ketë pullë fiskale që vërteton pagesën me vetëdeklarim, do jetë edhe urdhri që çdo inspektor të rrije larg ambienteve të biznesit të vogël dhe të mesëm. Të krijojmë një klimë miqësor, shpresë dhe energji sipërmarrësve të vegjël dhe të rrisin punësimit, duke u kthyer në gjenerator të ekonomisë”, u shpreh Basha, i cili u bëri thirrje bizneseve që nesër në shenjë proteste të mbyllin qepenat nga ora 11-12.00.

Të fundit