Flash News

KRYESORE

Basha ultimatum Gramoz Ruçit: Respekto rregulloren e Kuvendit, boto propozimet e PD për vettingun në politikë

Basha ultimatum Gramoz Ruçit: Respekto rregulloren e Kuvendit, boto

Mbledhja e zhvendosur e opozitës në Durrës, paralel me seancën në Kuvend ka nisur me nga ana e kreut të PD, Lulzim Basha me një ultimatum ndaj kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ndonëse Partia Demokratike dhe opozita kanë propozuar që prej datës 7 shtator amendamentet kushtetuese për pastrimin e politikës nga krimi, nisma e opozitës për fazën e dytë të dekriminalizimit të shtetit nuk gjendet në faqen e Kuvendit.

Ndryshe nga sa vepron me çdo projektligj tjetër, Kuvendi ende nuk e ka publikuar në faqen e tij zyrtare propozimin e opozitës, për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të njihen me të.

Për këtë Basha, i ka dhënë një ultimatum Ruçit që të botojë në faqen online të Kuvendit që të respektojë rregulloren e Kuvendit.

“I jap ultimatum Ruçit, respekto rregulloren e Kuvendit, boto online propozimit që ta shohin gjithë shqiptarët. Se nuk dini si t’i përgjigjeni shqiptarëve. Keni bërë ligj për veftingun në polici, por s’pranoni vetting për politikanë”, u shpreh Basha.

Të fundit