All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

“Basha: Unë e PD morëm fund”. Bardhi i përgjigjet Ramës: Sulm i turpshëm, s`ke qindarkë t`u japësh shqiptarëve

“Basha: Unë e PD morëm fund”. Bardhi i përgjigjet
All - Paragraf - 1

Kryeministri Edi Rama, veç të tjerash, ka shfrytëzuar një apikacion (Tik Tok), për të bërë një video ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. Në video shfaqet kreu i opozitës në një deklaratë në seli, ku shprehet “unë dhe Partia Demokratike morëm fund”. Kësaj video, të publikuar në instagram nga kryeministri, i është përgjigjur Gazment Bardhi, sekretar i PD. Bardhi e quan këtë “videomontazh të turpshëm” për të sulmuar opozitën. Ai akuzon kryeministrin se qeveria nuk gati asnjë qindarkë t`u japë nesër shqiptarëve siç ka premtuar.

All - Paragraf - 3

“Në vend që të shqetësohet për mijëra shqiptarë që sot janë pa punë, pa bukë, mijëra prindër që janë në ankthin e përditshëm të infektimit apo të humbjes së vendit të punës, Edi Rama merret me videomontazhe të turpshme për të sulmuar opozitën. Nuk ka gati asnjë qindarkë t’u japë nesër shqiptarëve, siç ua premtoi. Nuk do tja dijë se as gjysma e atyre që duhet të merrnin paratë e paketës së parë nuk i kanë marrë akoma. Çfarë turpi që në këto ditë krize të thellë për çdo shqiptar ai ka vetëm një obsesion, të sulmojë opozitën”, shkruan Bardhi.

https://www.instagram.com/p/B_KxWM9pkb-/

Të fundit