Flash News

KRYESORE

Basha i uritur në Kavajë, hyn në dyqan dhe provon gjizën e freskët

Ritmi i shpejtë i fushatës mesa duket nuk i ka lënë kohë Lulzim Bashës të ushqehet siç duhet. Kreu i PD-së ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Kavajë dhe gjatë takimeve në rrugë me qytetarët është ndalur në një bulmet.

Pasi ka mësuar nga tregrari se gjiza ishte vendase dhe e freskët, Basha nuk ka rezistuar dhe ka kërkuar ta provojë. Shitësi i ka vendosur menjëherë përpara dy tasa të mëdhenj me gjizë dhe vlerësimi i Bashës ishte maksimal.

Fushata e PD tregon se Basha është gjithashtu i uritur për fitore në Kavajë dhe në të gjithë Shqipërinë.

Veprimi i papritur i Bashës, ndalon përpara hotelit të Elvis Rroshit dhe mban fjalim

Të fundit