Flash News

KRYESORE

Basha uron Kosovën për krijimin e ushtrisë: Rajoni më në paqe, kombi shqiptar i integruar dhe më i fortë

Kryetari i Parisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar Kosovën pas votimit në Kuvend për krijimin e ushtrisë.

Duke e cilësuar si ngjarjen e dytë më të rëndësishme pas pavarësisë, Basha shprehet se me ushtrinë e saj Kosova do të jetë më e sigurtë, rajoni më në paqe, kombi shqiptar i integruar dhe më i fortë.

“Urime Kosovë për Ushtrinë!

Pas Pavarësisë, ngjarja e dytë e përmasave kombëtare dhe historike. Me Ushtrinë e saj Kosova do të jetë më e sigurtë, rajoni më në paqe, kombi shqiptar i integruar dhe më i fortë.

Nderim të rënëve për liri, mirënjohje miqve të mëdhenj që na mbështetën!”, shkruan Basha në rrjetin social Twitter.

Të fundit