Flash News

KRYESORE

Basha uron partitë shqiptare në Maqedoni: Do kontribuojnë në fuqizimin e të drejtave të shqiptarëve

Basha uron partitë shqiptare në Maqedoni: Do kontribuojnë në
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një mesazhi në tëitter ka uruar partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut për rezultatin e zgjedhjeve, prej ku fituan mandat 32 deputetë shqiptarë. Kryedemokrati nënvizon se këto parti do të kontribuojnë në mbrojtjen dhe fuqizimin e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. “Në emër të Partisë Demokratike dhe në emrin tim personal, uroj 32 deputetët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e mbajtura në RMV. E kam përcjellë me entuziazëm këtë rezultat historik, me besimin e plotë se pavarësisht rreshtimit politik të mandateve shqiptare në qeveri apo opozitë, ato do të kontribuojnë në mbrojtjen dhe fuqizimin e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në RMV dhe do të garantojnë e konsolidojnë kursin e qartë të RMV drejt standarteve euroatlantike që janë garancia e vetme dhe e sigurtë për një Ballkan demokratik,në paqe e të zhvilluar”, shkruan Basha.

Të fundit