Flash News

KRYESORE

Basha uron Sebastian Kurz: U ktheu mandatin qytetarëve, shembull moraliteti qytetar dhe politik

Basha uron Sebastian Kurz: U ktheu mandatin qytetarëve, shembull moraliteti

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka përcjellë një mesazh urimi Sebastian Kurz, partia e të cilit ÖVP fitoi zgjedhjet e parakohshme të mbajtura dje në Austri.

Sipas Bashës, vendimi i Kurz për ti rikthyer mandatin qytetarëve pas akuzave ndaj partnerëve të tij në qeveri për “pazare” për vota është shembull kurajo dhe moraliteti qytetar dhe politik.

“Mbrëmë i përcolla urimet më të përzemërta mikut tim Kancelarit Sebastian Kurz dhe simotrës tonë Partisë Popullore të Austrisë për fitoren e thellë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Austri.

Vendimi i liderit të ÖVP Sebastian Kurz ku ndonëse pa asnjë përgjegjësi personale apo politike, vendosi ti rikthejë mandatin qytetarëve pas akuzave ndaj partnerëve të tij në qeveri për “pazare” për vota, është shembull kurajo dhe moraliteti qytetar dhe politik.

Me votimin e djeshëm qytetarët austriakë dhanë një mbështetje të jashtëzakonshme për këtë vendim të Sebastian Kurz dhe Partisë Popullore Austriake, të cilët janë aleatë të paçmueshëm të Shqipërisë dhe model për politikën shqiptare”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

Të fundit