Flash News

KRYESORE

Basha uron SHBA me citim nga Deklarata e Pavarësisë: E drejta e njerëzve ta rrëzojnë një qeveri të tillë...

Basha uron SHBA me citim nga Deklarata e Pavarësisë: E drejta e

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zgjedhur një formë tjetër për të uruar  243-vjetorin e ditës së Pavarësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke cituar Deklaratën e Pavarësisë së Amerikës, Basha shkruan si më poshtë:

Të dashur miq,

Këtë 4 korrik dua ta nis me më të famshmin citim nga Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës:

Ne i konsiderojmë të mirëqena këto të vërteta:

Se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë,

Se ata janë të pajisur nga Krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme,

Mes të cilave janë Jeta, Liria dhe Ndjekja e Lumturisë.

Se për të siguruar këto të drejta, njerëzit krijojnë qeveri,

Pushteti i drejtë i të cilës buron prej pëlqimit nga të qeverisurit,

Dhe sa herë që cilado mënyrë e qeverisjes,

Kthehet në shkatërruese ndaj këtyre qëllimeve,

Është e Drejta e njerëzve,

Ta ndryshojnë ose rrëzojnë një qeveri të tillë,

Dhe të themelojnë një qeverisje te re,

Bazuar mbi ato parime dhe me ato pushtete,

Që sipas njerëzve garantojnë më së miri, Sigurinë dhe Lumturinë e tyre!

Gëzuar Ditën e Pavarësisë së SHBA!

Zoti e bekoftë Amerikën!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Të fundit