Flash News

KRYESORE

Basha: Valdrin Pjetraj duhej marrë si i pandehur, ja si i mbron Rama kriminelët

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se përfaqësuesi i PS-së i kandiduar për Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri, duhet të merret si i pandehur, pasi ka fshehur të dhënat e të kaluarës së tij si trafikant droge.

Më anë të një videoje të postuar në faqen e tij të facebook, Basha ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama, pasi sipas kryedemokratit, është Rama ai që i ka dhënë urdhër prokurorisë për ta mbrojtur Pjetrin nga ligji i dekriminalizimit.

'Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë.Valdrin Pjetri duhet të merret urgjentisht i pandehur sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit duke fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij si trafikant droge. Por Edi Rama i ka dhënë urdhër prokurorisë së korruptuar që ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit', shkruan Basha.

Në postimin e tij bashkangjitur videos, ai shton se 'për sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do ketë as drejtësi dhe as demokraci'.

Të fundit