Flash News

KRYESORE

Basha: Vendosëm unanimisht për djegien e mandateve

Basha: Vendosëm unanimisht për djegien e mandateve

Kryetari i PD, Lulzim Basha komunikon vendimin përfundimtar të Grupit të PD, sa i takon djegies së mandateve.

Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit të PD, që zgjati më shumë se dy orë, Basha u shpreh për mediat se Grupi Parlamentar ka vendosur në mënyrë unanime që të shkohet drejt djegies së mandateve.

Basha rendit edhe arsyet që çuan PD drejt këtij vendimi. Marrja e vendimit përfundimtar pritet të merret në Këshillin Kombëtar.

Fjala e Bashës: 

Në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ju njoftoj për vendimin që grupi mori me votë unanime.

Duke patur parasysh gjendjen e emergjencës kombëtare, ku ndodhet vendi:

Për shkak të kapjes së kësaj qeverie në flagrancë duke vjedhur votat e qytetarëve shqiptarë, siç dëshmojnë edhe dosjet gjyqësore të publikuara nga mediat ndërkombëtare;

Për shkak të kapjes së kësaj qeverie në afera flagrante korruptive dhe kriminale;

Të eliminimit të parlamentit si një forum i demokracisë;

Të eliminimit të Gjykatës Kushtetuese;

Të kapjes totale të sistemit të drejtësisë;

Të paralizës së shtetit, shtypjes sistematike dhe dhunimit të të drejtave themelore të njeriut dhe lirive të shqiptarëve duke përfshirë të drejtën e jetës, shëndetit dhe pronës;

Duke shkaktuar një situatë të paprecedentë të krizës ekonomike, të emigracionit masiv kombëtar dhe gjendjes katastrofale të mjerimit social;

Duke mbështetur plotësisht zgjidhjen politike të ofruar nga opozita e bashkuar të një qeverie tranzitore, të gatshme për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm, që do të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zhbllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të parakohshme parlamentare;

Vendosi unanimisht djegien e mandateve parlamentare të Partisë Demokratike në Kuvendin e dalë me votat e krimit dhe mafias në zgjedhjet e manipuluara të 25 qershorit 2017.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike autorizoi Kryetarin e Partisë të ndjekë hapat e mëtejshëm në përputhje me statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

https://politiko.al/djegia-e-mandateve-zbardhen-tre-vendimet-ne-grupin-e-pd/

 

https://politiko.al/i-perkasin-qytetareve-deputetet-e-lsi-i-pergjigjen-bashes-per-djegien-e-mandateve/

Të fundit