Flash News

KRYESORE

Basha i vendosur: Nuk i lejoj fraksionet, të angazhohen në bazë të rregullave të PD

Basha i vendosur: Nuk i lejoj fraksionet, të angazhohen në bazë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha shprehet i vendosur për të mos lejuar krijimin e fraksioneve brenda partisë, pavarësisht se disa ish-deputetë kanë shtuar përpjekjet për të realizuar diçka të tillë.

Basha tha në emisionin ‘Top Story’ në Top Channel se kushdo politikan që ka kontribuar në PD, do ketë hapësirën e nevojshme për të ndihmuar në ringritjen e partisë. Ai theksoi se kritikët mund të bëhen pjesë e organizimit bazuar në rregullat e partisë.

“Duhet dhe do të kenë hapësirë e nevojshme për të ndihmuar në ringritjen e PD. Aëtarët e PD-së e kanë një organizim në bazë të rregullave të PD. Mendoj se është spekuluar shumë për çështjet e freksioneve. Fraksione janë një risi e partive ideologjike që u garanton personave që mendojnë ndryshe, por vijojnë të qëndrojnë në parti. Nuk mund të ketë fraksion kur t’i vjen me propozime për ndryshime statutore. Unë jam i hapur të dëgjoj të gjitha kritikat. Në fund do të jetë anëtarësia që do të vendosë”, deklaroi Basha.

Sa i përket videove të publikuara ku vihen re shkeljet gjatë votimit për kryetarin e PD-së, Basha tha se jo vetëm distancohet, por i dënon në mënyrën më të ashpër.

Të fundit