Flash News

KRYESORE

Basha video mesazh nga Helsinki: Mbështetje për pastrimin e politikës dhe zgjedhjeve nga krimi

Basha video mesazh nga Helsinki: Mbështetje për pastrimin e

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një video mesazh nga Helsinki, ku po zhvillohet samiti i Partive Popullore Europiane, tha se mori mbështetje për kauzat e opozitës.

Basha thotë se të dy kandidatët e PPE-së për Komisionin Europian, përcollën mesazhe të qarta si për Europën, ashtu edhe për Ballkanin.

“Partia Popullore Europiane, partia nënë e Partisë Demokratike, gjithë partitë tona simotra këtu, mbështesin fuqimisht vizionin tonë për Shqipërinë në Europë, kauzat tona jetike për luftën kundër krimit të organizuar, pastrimin e politikës nga krimi, për luftën kundër korrupsionit dhe oligarkisë dhe dekriminalizmin e zgjedhjeve”, shprehet Basha në video mesazhin e publikuar në rrjetin social Facebook.

Kreu i demokratëve, shton më tej “dy kandidatët tanë, njëri prej të cilëve do të jetë kandidati për Komisionin Europian dhanë mesazhet e qarta se Bashkimi Europian do të thotë në radhë të parë një bashkim vlerash, demokraci, shtet ligjor, luftë kundër krimit të organizuar, luftë kundër korrupsionit, liri e medias, respekt për liritë dhe të drejtat e njeriut. Këto janë vlerat për të cilat qëndrojnë dhe luftojmë së bashku në këtë familje të madhe”.

 

Të fundit