Flash News

KRYESORE

Basha videokonferencë me Sorecën në ditën e Evropës: Mirëpresim vendosmërinë e BE për zbatimin e 15 kushteve për negociatat

Basha videokonferencë me Sorecën në ditën e Evropës:

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një videokonferencë me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca në ditën e Evropës.

Sipas Bashës, PD është e përkushtuar për ta bërë anëtarësimin e Shqipërisë në BE realitet.

“Me amb @LSorecaEU në #EuropeDay: mirënjohje për mbështetjen e çmuar të BE 🇪🇺për 🇦🇱 kundër #COVID19 dhe për krizën ekonomike. Vëmendja dhe mbështetja e BE është jetike për popullin shqiptar.

@pdshqiperi e përkushtuar për ta bërë anëtarësimin e 🇦🇱 në 🇪🇺 realitet për shqiptarët. Mirëpresim vendosmërinë e BE 🇪🇺 për të mbikëqyrur zbatimin e 15 kushteve për hapjen e negociatave: nuk mund të ecet përpara në këtë proces jetik për 🇦🇱 pa funksionimin e shtetit ligjor, pa vendosjen e standarteve demokratike & pa luftë kundër krimit të organizuar & korrupsionit”, u shpreh Basha.

Të fundit