Flash News

KRYESORE

Basha vijon vizitën në Gjermani për lobimin pro BE-së, Mogherinin e pret Paloka dhe Shehu

Basha vijon vizitën në Gjermani për lobimin pro BE-së,

Kryetari i Partisë Demokratike, sot në ditën e tretë, vijon vizitën në Gjermani ku po lobon për Shqipërinë pro BE-së.

Basha do të kthehet sot pasdite nga Berlini ku ka zhvilluar takime të shumta me parlamentarë dhe funksionarë të qeverisë gjermane, një seancë dëgjimore me deputetët e grupit më të madh parlamentar gjerman CDU/CSU, dhe me anëtarët të Komisionit për Çështjet Europiane dhe të Politikës së Jashtme.

Dukeqenëse Basha kthehet pasdite nga Gjermania, në takimin e planifikuar në orën 12:00 me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherinin, të pranishëm do jenë nënkryetari Edi Paloka dhe nënkryetari i Komisionit të Jashtëm Tritan Shehu. Takimi do të mbahet tek zyrat e Delegacionit të BE-së.

Të fundit