Flash News

KRYESORE

Basha vizitë Sahit Dollapit në Spitalin e Traumës, në dalje jep një mesazh të shkurtër

Basha vizitë Sahit Dollapit në Spitalin e Traumës, në dalje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kryer një vizitë pak minuta më parë në Spitalin e Traumës.

Ndonëse vizita ka zgjatur vetëm rreth 10 minuta, Basha ka parë nga afër Sahit Dollapin, Sekretarin Organizativ të PD, i cili u arrestua mbrëmë me dhunë nga efektivët e policisë, para godinës së Parlamentit.

Në daljë të vizitës, Basha është shprehur shkurtimisht për mediat: “Protesta vijon, Dollapi ka kaluar një natë pa gjumë, një natë të vështirë”.

Më pas kryedemokrati është larguar, me gjasë për të marrë pjesë në protestën që pritet të mbahet në orën 11.00 para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku do të kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar nga protesta e opozitës.

Kujtojmë se gjatë natës, policia ka vijuar arrestimet e qytetarëve. Deri tani, numri i tyre ka arritur në 50, ndërsa mbi 40 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.

Të fundit