Flash News

KRYESORE

Basha vizitë të papritur në Ambasadën e Italisë, pas takimit me ministrin Minnitin do dalë para medieve

Basha vizitë të papritur në Ambasadën e Italisë, pas

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një vizitë të papritur në Ambasadën e Italisë në Tiranë, ku është takuar me ministrin e Brendshëm italian, Marco Minnitin. Sipas Panoramës, takimi është zhvilluar rreth orës 13:00.

Në agjendën e zbardhur që ditën e djeshme të vizitës së Minnitit në Tiranë, nuk ishte parashikuar një takim kryeopozitarin, por mesa duket situata ka ndryshuar në orët e fundit.

Ndërkohë, nga selia e PD-së njoftohet se Basha do të dalë pas pak në një konferencë për mediat, por pa bërë të ditur temën për të cilën do flasë.

Të fundit