Flash News

KRYESORE

Basha viziton naftëtarët e Ballshit: Jeni simbol i vuajtjes nga premtimet e pambajtura, zgjidhjen do ua ofroj pas 25 prillit

Basha viziton naftëtarët e Ballshit: Jeni simbol i vuajtjes nga

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar nga afër naftëtarët e Ballshit, të cilët prej më shumë se një javë kanë hyrë në grevë urie, në shenjë proteste për pagat e prapambetura që prej 2016-ës.

Sipas Bashës, greva e tyre është simbol i vuajtjes që shkaktojnë premtimet e pambajtura, i një qeverie që vetëm vjedh.

Basha: Më vjen që keq që ndodhem për herë të dytë brenda këtij viti pranë jush. Premtime të pambajtura, sikur u bë një premtim për tu zgjidhur. A morët dicka?

Grevisti: U bë një pagesë minimale, prej një viti jemi në protesta pa fund. Ka probleme që kërkojnë zgjoidhe afatgjatë.

Basha: Dy vendet nga më të pasura në vend, ju dhe Bulqiza janë edhe me popullsinë më të varfër. Pasurohen një grusht njerëzish me këtë pasuri. naftëtarët janë njerëzit më të diskriminuar. Këtë realitet e kam shumë parasysh.

E gjitha kjo është produkt i një serish aferash korruptive, nuk është çështje parash sic thoni dhe ju, nuk e di kush i ka blerë asetet e kompanisë.  Pse mbahen të fshehtë fituesit në ankand.

Sot nuk ju vij në ndihmë me vendimmarrje. Për mua zgjidhja do jetë një, ajo shumë parash që ju detyrohet që sot nuk është vetëm detyrim kontrakrual por ligjor, do ju paguhen nga shteti.

8 mln eurot nuk do i paguaj shteti, por do ua nxjerrin ku ti kenë ata që  e kanë sjellë punën në këtë ditë, nga vilat ose nga hundët po të jeta nevoja. Zgjidhjen do ta marrë përsipër shteti, kjo është zgjidhja që do ti japim ne pas 25 prillit.

Ti thërrasin mendjes se kanë bërë shfaqje me gënjeshtra dhe ju vazhdoni në grevë urie. Kjo pamje më trishton jashtë mase, jeni simbol i vuajtjes që shkaktojnë premtimet e pambajtura të babëzisë për të vjedhur. Vendi juaj është i pasur, por i vjedhur.

Të fundit