Flash News

KRYESORE

Basha viziton punëtorët grevistë në Poçem: Viktimat e Edi Ramës janë njerëzit e thjeshtë, do jem zëri juaj

Basha viziton punëtorët grevistë në Poçem: Viktimat e

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar punëtorët e nënstacionit të pompimit të Poçemit që prej një jave janë në një grevë urie për shkak të mosmarrjes së 27 pagave.

Përmes një statusi në Facebook, Basha pasqyron edhe takimin me ta.

Kryedemokrati shkruan se ata janë keqtrajtuar nga qeveria, ndërsa shprehet se në këtë betejë Partia Demokratike do të jetë zëri i tyre.

 “Mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre! Ata janë tradhëtuar, dhe keqtrajtuar nga qeveria. Viktimat e Edi Rames janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale.

Në këtë betejë unë dhe Partia Demokratike do jemi zëri juaj, do jemi mbështetja juaj. Beteja juaj është beteja e çdo shqiptari, ne do të na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta. Ju jap fjalën se do ti zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush”, shkruan Basha.

Të fundit