Flash News

KRYESORE

Basha vlerëson vendimin e Metës: Shtyrja e zgjedhjeve, rezultat i bashkimit të shqiptarëve

Basha vlerëson vendimin e Metës: Shtyrja e zgjedhjeve, rezultat i

Kreu i opozitës, Lulzim Basha falenderoi presidentin Ilir Meta për shtyjen e datës së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Për Bashën, vendimi i kreut të shtetit është rezultat i bashkimit të shqiptarëve dhe i qëndresës së tyre

“Kjo javë e mbushur me zhvillime të jashtëzakonshme, në Shqipëri, në Gjermani e Europë, të cilat janë të lidhura direkt me fatin e vendit tonë, me rrugën tonë drejt Europës, ka marrë një kthesë, ndaj më lejoni ta nis duke ju falënderuar ju vëllezër dhe motra që jeni forca e pandalshme e ndryshimit që po vjen. Në këto që po flas, ashtu si e keni dëgjuar, falë vendosmërisë suaj, falë bashkimit të shqiptarëve të lirë, presidenti i Republikës ka marrë vendimin për anullimin e 30 qershorit. Kjo është rezultat i qëndresës suaj, i besimit tuaj te vlerat evropiane. Ishte ky bashkim që ndikoi anullimin e 30 qershorit", u shpreh Basha në hyrje të fjalës së tij, duke shtuar:

“Anulimi i procesit kriminal te 30 qershorit nuk është fundi i betejës tone, por vetëm nje rezultat i qëndresës se popullit të bashkuar per shqipërinë si gjithë Europa”, deklaroi Basha.

Të fundit