Flash News

KRYESORE

Basha zbardh takimin me ambasadoren amerikane: Garantova angazhimin e plotë të  PD në zgjidhjen e krizës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zbardhur detaje pas takimit të zhvilluar me ambasadoren e re të SHBA, Yuri Kim.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se i ka garantuar ambasadores Kim angazhimin e plotë dhe serioz të PD në zbatimin e reformave dhe zgjidhjen e krizës politike.

Në fund të postimit, lideri demokrat thekson se SHBA do të vazhdojnë të jenë në krah të popullit shqiptar.

“Kënaqësi e veçantë të mirëpres Znj. Yuri Kim, Ambasadoren e SHBA, aleatit dhe partnerit tonë strategjik.

E urova Ambasadoren Kim për detyrën e re dhe e sigurova atë për bashkëpunim të plotë të opozitës në përmbushjen e të gjithë angazhimeve të vendit tonë me SHBA.

Ndava me të pikëpamjet për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe e garantova për angazhimin e plotë dhe serioz të PD në zbatimin e reformave dhe zgjidhjen e krizës politike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë në krah të popullit shqiptar ashtu siç kanë bërë gjatë gjithë historisë së marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona”, shkruan Basha.

Të fundit