Flash News

KRYESORE

Basha zbardh takimin me presidentin e PE: I konfirmova se opozita e bashkuar po bën gjithçka për rrugën evropiane

Basha zbardh takimin me presidentin e PE: I konfirmova se opozita e bashkuar po

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zbardhur takimin me Presidentin e PE, David Sassoli.

Basha thotë se në këtë takim i ka konfirmuar Sassolit se Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po bën gjithçka  që hapja e negociatave me Bashkimin Europian të bëhet realitet sa më parë.

“I lumtur të takoja mikun e Shqipërisë, Presidentin e Parlamentit Europian z. David Sassoli dhe të merrja prej tij konfirmimin se, personalisht dhe institucionalisht, do të jetë një mbështetje e fuqishme dhe e vazhdueshme për rrugën europiane të Shqipërisë dhe përparimin demokratik të vendit tonë.

I konfirmova se Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po bën gjithçka që aspirata e qytetarëve shqiptarë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian të bëhet realitet sa më parë.

Bashkimi Europian dhe respektimi i vlerave europiane është e ardhmja e vetme e Shqipërisë, pavarësisht krizës që vendi po kalon!

Mirënjohje Presidentit Sassoli dhe Parlamentit Europian për mesazhin shpresëdhënës se populli shqiptar ka patur dhe do të ketë gjithmonë mbështetjen e Europës”, shprehet Basha.

Të fundit