All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Basha zbulon skandalin: Rama i ofroi një partie 15 deputetë për të braktisur opozitën

Basha zbulon skandalin: Rama i ofroi një partie 15 deputetë për
All - Paragraf - 1

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sot nga 'Çadra e Lirisë' gjatë takimit me të rinjtë se kryeministri Edi Rama i ka ofruar një prej aletaëve të tij 15 deputetë dhe dikujt tjetër 10 deputetë për të braktisur lëvizjen që opozita ka ndërmarrë prej 87 ditësh.

All - Paragraf - 3

Por sipas Bashës aleatët e tij i thanë jo ofertës së Ramës.

"Parlamenti me më pak sherre ka qenë ai i republikës socialiste pasi krimi dajaku ishin në rend të ditës. Sa më pak sherr në parlament aq më shumë të drejta të shkelura.

Vëllezër dhe motra ai e konsideron këtë një lojë shahu, një lojë pokeri, që ju mblodhën dy herë si me 18 shkurt edhe me 13 maj, ai nuk i sheh këto pasi ka vetëm një axhendë, pasurimin e tij dhe të çetës së korruptuar.

Unë i kam thënë se është teatër kukullash, e pohoi merhumi, kjo është lojë shahu. Ai ju sheh ju dhe ndërkombëtarët si lojë shahu. A jeni ju gurë shahu? Sigurisht që jo sepse ky bashkim shqiptarësh nuk është lojë dhe republika e re që po vje nuk është lojë. Por pse e shikon ai si lojë shahu?

Sepse për të njerëzit janë statistika dhe gurë shahu për pasurmin e tij. Shikoni çfarë ka bërë për 18 qershorin, listat i ka me 24 orë vonesë, por do ta konstatojmë këtë. 18 qershoi është i rrëzuar ligjërisht. Këtyre i kanë dalë lakrat në shesh, kanë futur gjithë fisin në lista dhe disa të tjerë nuk kanë as arsimin e mesëm.

Sa më pak shkollë aq më mirë, a ka mundësi mos flasin fare, si ato që ka patur në parlament që ngatërroheshin me fjalitë me dy folje. Një partie i ofruan 15 deputetë dikujt 10 për të lënë dhe braktisur luftën e përbashkët të kësaj lëvizje popullore, por aleatët i thanë jo kësaj oferte të ndyrë sepse ata janë këtu për një Shqipëri të re sepse kjo nuk është një lojë shahu" tha Basha nga 'Çadra e Lirisë'.

Të fundit