Flash News

KRYESORE

Basha me aleatët takohen për herë të tretë në ora 21.00. Pritet që t'u thuhet 'Po' amerikanëve. A po heziton Rama?

Basha me aleatët takohen për herë të tretë në ora

Aleatët e koalicionit opozitar mblidhen sot në orën 21.00 në selinë e Partisë Demokratike, në një takim final me sa duket, që është edhe i treti për ditën e sotme. Politiko.al ka marrë nga disa drejtime shenja se në Opozitën e Bashkuar po kristalizohet një "Po' për 'Paketën McAllsiter Plus' të 'riprodhuar' për palët nga Ambasadori Lu dhe zv/ndihmës Sekretari Amerikan, Hoyt Brian Yee.

Lideri i opozitës ka patur sot takime intensive dhe telefonata të rëndësishme, dhe është vënë në dispozicion të zgjidhjes së krizës duke anuluar edhe një vizitë të rëndësishme në Strasburg, i ftuar nga grupi parlamentar i PPE, siç raportoi pak më parë Politiko.al.

Burime të Politiko-s në kampin qeveritar flasin për me hezitime për ofertën amerikane për Kryeministrin. Kujtojmë se Rama u tërhoq nga 'Paketa McAllister' gjatë negociatave të ndërmjetësuara nga Presidenti Nishani.

Të fundit