Flash News

KRYESORE

Bashës nuk ia mbush mendjen fjalimi i Rigertës. Poston pa koment "letrën e një të majti"

Bashës nuk ia mbush mendjen fjalimi i Rigertës. Poston pa koment

Nuk ka bërë asnjë koment kreu i PD-së, Lulzim Basha, për fjalimin e mirditores rigerta Luku që “përloti” parlamentin dje. Eshtë mjaftuar vetëm me postimin e një mesazh nga një i majtë, mesazh i ardhur në adresë të tij, në facebook, nën shënimin “Pa koment”:

"Zoti Kryetar Basha, mirëmbrëma! Ndonëse nuk aderoj në partinë tuaj madje kam votuar majtas cdo zgjedhje, me përjashtim të këtyre të fundit, ku nuk votuam familiarisht, dua t'ju informoj: Vajza, që "përloti" parlamentin punon për një kompani private dhe drejton një zyrë në Rrëshen, është nga Mamurrasi dhe jeton në Rubik, udhëton me makinën e saj personale çdo ditë nga Rubiku në Rrëshen, ferma e saj drejtohet nga familja, e angazhuar politikisht me LSI deri para pak kohësh, e afërt dhe e dirigjuar nga Kryetari i Bashkisë Ndreca, politikisht e orientuar majtas familjarisht dhe e gjitha duket inskenim teatral i Ramës."

 

Të fundit