Flash News

KRYESORE

Bashkë me ambasadorin, Presidenti Meta ngre dolli për tropojanët nga Alpet e Shqipërisë

Bashkë me ambasadorin, Presidenti Meta ngre dolli për tropojanët

Presidenti Ilir Meta ka ngritur një dolli për popullin e Tropojës pasi ka vizituar bjeshkët me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

“Ambasadorit Minxhozi i kërkoj të marrë përgjegjësitë për këtë shëndet, për popullin e mrekullueshëm të Valbonës dhe Tropojës, që i mikpret të gjithë dhe është kaq i përkushtuar për të treguar këto bukuri të jashtëzakonshme të Bjeshkëve të Nemuna e Alpeve tona”, thotë Meta në dollinë e tij.

Presidenti Ilir Meta vizitoi dje Alpet Shqiptare. Kreu i shtetit u ngjit në pikën më të lartë të Alpeve dhe më të vështirën në të gjithë Ballkanin, Majën e Jezercës 2696 metra.

Në fund të ngjitjes në Jezercë, Ilir Meta ka shkruar një mesazh në librin e përshtypjeve. "Mrekulli të ngjitesha këtu në kryemajën e alpeve tona, Jezercë. Falenderim të veçantë Fatos Kotollozit dhe Mentor Bojku të “Outdoor Kosova”, Dardanit e Julianit nga Valbona dhe Bashkim Kuliçit nga Tropoja“,- shkruan Presidenti.

[video width="576" height="320" mp4="http://politiko.al/wp-content/uploads/2018/08/video-1535726859.mp4"][/video]

 

Të fundit