Flash News

KRYESORE

Bashkë në film dhe në jetën reale, pasioni i përbashkët i Leo DiCaprios dhe Brad Pitt

Megjithëse janë ndër aktorët më të famshëm në gjithë botën dhe të preferuarit e Hollywood-it, Leonardo  DiCaprio dhe Brad Pitt janë bërë bashkë për herë të parë në një film, në xhirimet e "Once Upon a time on Hollywood".

Por dy aktorët kanë filluar të jenë miq dhe në jetën reale përveçse në film. Ata i bashkon një pasion i veçantë pasi ndajnë pasionin për punimin e qeramikës dhe të argjilës.

Burime pranë dyshes kanë treguar për ‘The Sun’ se Brad ka një studio skulpture në shtëpinë e tij dhe fton herë pas herë edhe Leonardon për të punuar ndonjë gjë.

“Ndonjëherë ata bashkohen edhe me miqtë e tjerë artistë të Brad, por ka raste kur qëndrojnë vetëm. Leo merr sanduiçe nga vendi i tyre i preferuar dhe ata e kalojnë natën duke krijuar ndonjë objekt arti prej qeramike.”

Në filmin "Once Upon a time on Hollywood", DiCaprio luan rolin e Rick Dalton, ndërsa Brad ka rolin e mikut të ngushtë të tij.  Filmi do të shfaqet në kinematë amerikane në datën 26 korrik e më pas në të gjitha kinematë e tjera në botë.

Të fundit