Flash News

KRYESORE

"Bashkë pa kufi!", Rama dhe Hoti nënshkruajnë 14 marrëveshjet mes qeverive: Synimi heqja e kufirit Shqipëri-Kosovë

Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës nënshkruan ditën e sotme 14 marrëveshje mes dy vendeve në një mbledhje ndërqeveritare. Ajo u zhvillua në Tiranë në Pallatin e Kongreseve dhe zgjati për disa orë.

Në mbledhjen disa orëshe, nga 11:30 deri në 15:00, ndër marrëveshjet e firmosura mes palëve ishte edhe ajo e shndërrimit të portit të Durrësit në një pikë doganore të përbashkët.

Rama tha pas mbledhjes se kjo do të konkretizohet vetëm javët e ardhshme në Kosovë, ndërsa nuk i kurseu kritikat dhe sarkazmin edhe ndaj kreut të VV, Albin Kurti.

Gjatë mbledhjes mes dy qeverive, Rama tha se synimi kryesor mes palëve është hapja e plotë e kufirit e cila sipas tij mund të arrihej vetëm përmes bashkimit në minishengenin rajonal. Ndërkohë kryeministri Avdullah Hoti konfirmoi pjesëmarrjen e tij në mbledhjen e ardhshme.

14 marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive:

– Marrëveshje për Zbatimin e Lehtësirave të Ndërsjella në Procedurat Doganore të Kontrollit të Hyrje-Daljeve së Mallrave.

– Bashkëpunim në fushën e transportit hekurudhor

– Krijimi i fondit të përbashkët në mbështetje të Luginës së Preshevës

– Bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë në raste fatkeqësish Natyrore dhe fatkeqësive të tjera

– Bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë

– Marrëveshje për shmangien e Tatimit të dyfishtë mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin si dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal

– Marrëveshje bashkëpunimi mes MF dhe Ministrise së Ekonomisë dhe Punësimit

– Krijimi i Korridorit Digjital 5G

– Themelimi i Ligës së Përbashkët të Basketbollit

– Platformë e përbashkët digjitale të Arsimit parauniversitar

– Kalendar i Përbashkët Kulturor vjetor

– Marrëveshje për bashkëprodhim të Filmit

– Memorandum bashkëpunimi mes Ministrive të Kulturës

– Marrëveshje për përballimin e Covid -19

Të fundit