Flash News

KRYESORE

‘Bashkë pa kufij'; Rama pret në Pallatin e Kongreseve Avdullah Hotin, zbulohet slogani domethënës i takimit mes qeverive (FOTO)

Ka mbërritur delegacioni i Kosovës në ambientet e Pallatit të Kongreseve  në Tiranë, në të cilin pritet të mbahet takimi mes dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë. Kryeministri Rama ka pritur në një ceremoni pritëse, kreun e qeverisë së Kosovës, Hotin.

Ndërkaq, përmes një fotoje, Zv/kryeministrja e Kosovës, Albulena Halimaj, ka zbuluar sloganin domethënës nën të cilin zhvillohet takimi i sotëm.

‘Bashkë pa kufij. Në një rajon pa kufij’, shkruhet në mes të ‘tryezës’ së bisedimeve midis dy qeverive.

Por, ajo çka të bënë mjaft përshtypje është dekori i sallës me një harmoni ngjyrash të flamurit kuqezi shqiptar dhe atij të Kosovës.

Kujtojmë se, në takimin e sotëm palët pritet të miratojnë 14 marrëveshje dhe memorandume mes dy qeverive të kryesuara nga kryeministrat Rama dhe Hoti.

Të fundit