Flash News

KRYESORE

Bashkëjetuesi i vrau prindërit, vajza mesazh prekës në ‘Facebook’: Duhet të isha në vendin tuaj; Unë e futa atë të sëmurë në jetën tuaj

Një ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi jo vetëm Tiranën.

Burrë e grua u qëlluan për vdekje me armë zjarri në zonën e Astirit nga bashkëjetuesi i vajzës së tyre, aktualisht në Suedi.

Shkak mendohet të jetë bërë fakti se autori, i cili më pas vrau edhe veten, bënte fajtor çiftin Mata për ndarjen me Nevilën, vajzën e viktimave.

Ndërkohë, e bija ka komentuar nga Suedia me fjalë prekëse, duke e bërë veten përgjegjëse për gjithë ngjarjen e ndodhur.

“Nuk mundem të vij. Nuk u shoh dot në sy. Cfarë tu them që shpëtova veten dhe ju vrava ju. Duhet të isha unë në vendin tuaj. Unë e futa atë të sëmurë në jetën tuaj. Cfarë do ju them kur tu shoh. Pse nuk ju mbrojta dot? Pse mendova vetëm për vete Pse...”, shkruan Nevila, vajza e çiftit që mbeti viktimë një ditë më parë.

Të fundit