Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Bashkëpunëtor i Lamajt në vrasjen e dy biznesmenëve në Laç, Gjykata vendos arrest me burg për Ilir Xhepajn
Gjykata ka dhënë masën arrest me burg për Ilir Xhepajn, i dyshuar si bashkëpunëtori i Eduart Lamajt për vrasjen e 2-fishtë të 30 majit në Laç. Xhepaj, i cili ishte në kërkim për vrasjen e dy biznesmenëve- Bujar Lika Hasani dhe Paulin Gjergji Marku- në Laç, u arrestua në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës në zonën e Astirit poshtë pallatit ku jetonte me qira.
Shtetasi Ilir Xhepaj, një emër jo pak i njohur për drejtësinë, vijonte të qëndronte i fshehur që pas atentatit të parë në 15 maj ndaj 33-vjeçarit Zef Marku, por pa mundur ta ekzekutojë atë.
Më 30 maj ai u përfshi si bashkëpunëtor në vrasjen e dy biznesmenëve Bujar Lika Hasani dhe Paulin Gjergji Marku në Laç.
Dy atentatet e majit, në të cilat Xhepaj është i përfshirë, kanë ndodhur në një kohë kur ai kishte vetëm 3 muaj që kishte dalë nga burgu, ku ishte dënuar për grabitje.
Po ashtu, kujtojmë se policia ka shtënë në pranga edhe autorin kryesor të ngjarjes së 30 majit, Eduart Lamajn, i cili edhe kishte mbetur i plagosur gjatë vrasjes, kurse në kërkim mbeten dy bashkëpuntorët e tjerë.