Flash News

KRYESORE

Bashkëpunimi i Albanit dhe Elgitit dëgjohet përtej kufijve, në listat muzikor në Gjermani, Itali dhe Britani

Disa ditë më parë u publikua bashkëpunimi i Alban Skenderajt dhe Elgit Dodës i cili rezultoi një sukses dhe u prit mjaft mirë nga fansat dhe ishte një "paralajmërim" i hiteve verore që i hapi rrugën dhe disa këngëve të tjera nga artistë të tjerë.

Përmes një postimi në Instagram, Alban Skenderaj, ka treguar se melodia e kësaj kënge është duke u dëgjuar masivisht në Itali, Gjermani dhe Britani, çka përkthehet në një sukses të jashtëzakonshëm për dyshen e kantautorëve.

Ky është një sukses për dy këngëtarët, pavarësisht se u akuzuan nga një artist relativisht i ri shqiptar, i quajtur Alores i cili nëpërmjet postimeve të fundit në “instastory” tha se Albani dhe Elgiti i kanë grabitur këngën të cilën ai nuk e ka publikuar akoma.

‘Mango’ ishte në ‘Parajsën time’ para se ta zbulonit ju në ‘Parajsën’ tuaj. Por jo vetëm kjo gjetje është fryt i krijimtarisë sime e që sapo e bëtë tuajën…Projekti im i para 1 viti e gjysmë është bërë hit ende pa dalë në treg, dhe ja ku po shoh se si i keni marrë fjalët më të bukura prej tij. Vetëm Kujdes se në “parajsë” nuk shkohet duke grabitur!”-shkruan ai.

Të fundit