Flash News

KRYESORE

Bashkëpunimi me Beben, Duan dhe Avën; flet Rita Ora: Do jetë moment magjik për shqiptarët

Bashkëpunimi me Beben, Duan dhe Avën; flet Rita Ora: Do jetë

Bebe Rexha, Rita Ora, Dua Lipa dhe Ava Max po mendojnë seriozisht për të bashkëpunuar për realizimin e një kënge. Katër vajzat me origjinë shqiptare nuk e kanë nisur ende punën për këtë projekt, por Rita thotë se rezultati do të jetë magjik për shqiptarët.

“Nuk e kemi nisur ende këtë bashkëpunim, por do të jetë super-fantastik, sepse ne jemi të gjitha shqiptare dhe me siguri ky do jetë moment magjik për shqiptarët”, është shprehur Rita gjatë qëndrimit në Filipine, si pjesë e turit botëror.

Në intervistën për ‘MYX’, Rita ka folur edhe për bashkëpunimin me Beben në këngën ‘Girls’.

“Bebe është një nga shoqet e mia të mira. Ajo është gjithashtu shqiptare si unë dhe e njoh prej disa kohësh. Mendoj se është artiste shumë e talentuar”, ka thënë ajo.

Bashkëpunimi midis vajzave shqiptare u kërkua nga Bebe Rexha, e cila ka publikuar së fundmi këngën ‘Last Hurrah’.

‘Only Want You’ nga Rita Ora dhe ‘So am I’ nga Ava Max janë gjithashtu dy këngë të reja të artisteve shqiptare.

Të fundit