Flash News

KRYESORE

"Bashkëpunuat me autoritetet italiane apo u bazuat në portale?", përgjigjet prokurori Hadarmataj

"Bashkëpunuat me autoritetet italiane apo u bazuat në

Anëtari i Këshillit të Mandateve nga Partisë Socialiste, Ulsi Manja i ka drejtuar disa pyetje prokurorit të Përgjithshëm Besim Hajdarmataj, për bazën materiale ku është bazuar në hetim për Tahirin dhe komunikimin me palën italiane. 

Hadarmataj shprehet se i janë drejtuar autoriteteve italiane me datë 18.10.2017 dhe tashmë kanë në dispozicion një pjesë të materialit që është në gjuhën italiane, si dhe janë përkthyer pjesët ku implikohet deputeti Saimir Tahiri.

Pyetje-përgjigje

Manja: Cila është baza e procedimin penal, kur e keni regjistruar emrin e Saimir Tahirit në regjistrin e veprave penale?

Hadarmataj: Me 17/10/ 2017 procedimi i parë penal është regjistruar duke iu referuar të dhënave që ashmë të bëra publike nga ana e mediave.

Neni 287 i procedurës penale, prokurori kur zbulon se është kryer një vepër penale ka për të arrestuar personin. Ne nuk kishim çfarë të prisnim më kur në mediat shqiptare ishte publikuar një materal për personat të përfshirë në veprimtarinë e trafikimit të lëndëve narkotike.

Pavarsisht se nuk janë evidentuar veprat penale në vendin tonë ne i kemi ndjekur. Ne shkëmbejmë informacione me autoritetet italiane. Në gjithë këto raste trafikimi i lëndëve nakrotike është bërë nga territori i Shqipërisë drejt italisë.

Manja: Zoti prokuror ju thoni se brenda 48 orëve ju keni konkluduar se duhet t'i drejtoheni kuvendit. Jeni ju në dijeni zoti prokuror që Kuvendi i Shqipërisë, me nismën tonë se ka bërë kufizim të veprës së imunitetit? Kush ju ka penguar të zhvilloni hetime proaktive?

Hadarmataj: Ne jemi duke vazhduar hetimet. Madje regjistrimi i procedimit është bashkuar me dy procedime të tjera. Duke patur parasysh aktet e dala dhe të marra në mënyrë zyrtare, kemi arritur në këtë bindje.

Manja: Kur deklaruat se jeni në bashkëpunim me autorietet italiane,  në çfarë procuduriale keni vepruar?  Keni marrë në referencë një material të prokurorisë italiane, apo keni disponuar materiale të ardhura në funksion të këtëj procedimi. Keni administruar apo i jeni referuar gazetës?

Hadarmataj: I jemi drejtuar autoriteteve italiane me datë 18.10.2017 dhe tashmë kemi në dispozicion një pjesë të materialit ku përfshihet dhe vendimi i rrethit për grupi e personave. Po përgartitet dhe pjesa tjetër e materialit.. Materiali është në gjuhën italiane, dhe ne kemi përkthyer pjesët kur implikohet deputeti Saimir Tahiri dhe po vijojmë me përkthimin.  Materiali ka ardhur në rrugë zyrtare nga prokuroria e përgjithshme.

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit